Edukimi Mjedisor

Përgjatë programit të tij (2002-2005) Milieukontakt mori inisiativen të rrisë nivelin e Edukimit Mjedisor. Për shkak se kishte ende pak njohuri midis OJQ-ve lidhur me atë se cfarë do të thotë edukim mjedisor (EM), dhe ekzistonin shumë pak materiale për edukimin mjedisor, aktivitetet duhej të fillonin nga zero. Me anë të ngritjes dhe zhvillimit të një grup pune për edukimin mjedisor OJQ-të morën nismën për të zhvilluar materiale dhe një plan për të integruar EM në politikat kombëtare. Një bashkëpunim i ngushtë u zhvillua me ministritë përkatëse dhe organizata të tjera.

 

Milieukontakti ka kryer nje raport për edukimin mjedisor, me qëllim identifikimin e organizatave dhe institucioneve aktive ose përgjegjës për EM në Shqipëri dhe nxjerrjen e kuadrit ligjor dhe institucional për zhvillimin e edukimin mjedisor në Shqipëri.

 

U formua një grup pune prej 5-7 organizata me eksperience në edukimin mjedisor për të koordinuar dhe zhvilluar nje Kit të Edukimit Mjedisor (mosha 6-14 vjeç) “Ne dhe Natyra”. Grupi i EM formoi thelbin e një platforme kombëtare OJQsh dhe specialistësh të fokusuar në edukimin mjedisor në bashkëpunim me ekspertizën hollandeze. Materialet u testuan ne disa shkolla dhe u vlerësuan mjaft nga mësuesit.

 

Një plan strategjik u zhvillua nga grupi i punës për Edukimin Mjedisor, duke krijuar bazat për një plan politikash kombëtare, e cila u hartua në bashkëpunim me autoritetet dhe institucionet përkatëse.

 

Janë realizuar aktivitete të ndryshme për Edukimin Mjedisor:

  • Aksione lokale, fushata dhe programe të Edukimit Mjedisor,
  • Grupe pune për Edukimin Mjedisor dhe zhvillimi i kiteve të EM,
  • Trajnime dhe vizita studimore për edukimin mjedisor për OJQ-të,
  • Trajnim i trajnerëve,
  • Platforma,
  • Trajnimi i mesuesëve të shkollave mbi EM dhe Kitin Ne dhe Natyra,
  • Vizita studimore mbi EM
  • Praktikimi i kitit të EM në shkollat 8 vjeçare të Tiranës, Librazhdit dhe Shkodrës
  • Zhvillimi i strategjisë kombëtare të edukimit mjedisor,
  • Konferenca e palëve të interesuara mbi Edukimin Mjedisor

Rrjeti

Partneret

Ditët mjedisore

  • Dita Botërore e Mjedisit – 5 Qershor
    Dita Botërore e Oqeaneve – 8 Qershor
    Dita Globale e Erës – 15 Qershor
    Dita Botërore e luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës- 17 Qershor
    Dita e Liqenit të Ohrit – 21 qershor

Me shume...

Rrjetet Sociale

Tags

Anything in here will be replaced on browsers that support the canvas element